Maqedonia është habitat mushkonjash. Për momentin në vend prezent është vetëm lloji i “mushkonjave tigër” të cilat cilësohen si të rrezikshme. Autoritetet shëndetësore kërkojnë nga Komunat që tani të ndajnë më shumë mjete për spërkatje kundër mushkonjave.
“Dua të apeloj deri te komunat që të shpërndajnë buxhete të mjaftueshme me qëllim që të përfshijnë sipërfaqe sa më të madhe të dezinsektimit me qëllim c’rrënjosjen e insekteve të ndryshme”, tha Besim Zeqiri, drejtor i Qendrës për Shëndet Publik – Shkup.
Ekspertët ngrenë alarmin se metoda e spërkatjes kundër mushkonjave në vendin tonë, është jo efikase, dhe se jo çdo komunë e zbaton atë rregullisht. Metoda e cila po zbatohet është spërkatja nga lartë përmes avionit, e cila sipas ekspertëve duhet të ndërrohet me metodën e spërkatjes nga toka.
“Avio dezinsektimi duhet të ndërpritet. Ai proces mund të aplikohet nëpër vende ku nuk kemi qasje, po ashtu në vende të pa banuara por kjo metodë e dezinsektimit nuk rekomandohet para së gjithash sepse nuk ka sukses dhe e dyta sepse I zhduk vetëm mushkonjat të cilat fluturojnë ndërsa ato të cilat janë në pushim dhe poshtë që janë afër njerëzive, nuk kapen. Duhet të përfshihet sipërfaqe më e madhe në terren. Si e para është e rëndësishme të detektohen sipërfaqet ku ka ujë sepe ku ka ujë aty ka dhe mushkonja”, tha Nikolina Sokolovska, Entomolog.
Mushkonjat përcjellin sëmundje të ndryshme infektive si Denga, Cikungulija dhe Zika. Pos irritimit të vendit të pickimit, shpesh ata shkaktojnë dhe alergji të ndryshme të cilat kërkojnë trajtim mjekësor.
“Pickimi i tyre mund të shkaktojë sëmundje shumë serioze infective, sic është malarja, ethet e verdha, ethet e nilit, denka, sëmundja zika dhe sëmundjet tjera që janë karakteristike për vendet tropike por nuk përjashtohet mundësia të paraqiten dhe në vendin tonë. Këta sëmundje që I përmenda janë rrezik real për njeriun”, deklaroi Besim Zeqiri, Drejtor I Qendrës për shëndet Publik – Shkup.
Prezenca e madhe e mushkonjave në gjithë botën përkon me ngrohjen globale, urbanizmin, rritjen e popullsisë. Në Evropë jetojnë 7 lloje mushkonjash.