LajmeMaqedoni

Nxënësit në Strugë fillojnë mësimin “online” , pritën fillimin e mësimit për ti rinovuar objektet e shkollës

Në vend se në shkollë, rreth 900 nxënës të shkollave fillore gjysmëvjetorin e dytë e nisën online. Në vend se dimrit apo verës, autoritetet vendosën që pikërisht tani kur nisin mësimi të rinovojnë objektet e shkollës fillore Vëllezërit Miladinov dhe shkollën në fshatin Vranishtë. Prindërit pyesin pse po rinovohet tani në mes të dimrit, dhe pasi pushimi dimëror ka përfunduar, kur fëmijët duhet të jenë në shkollë.

“Situata është vërtet skandaloze. Kam qenë brenda, por nuk është koha e duhur për t’i kryer gjërat tani për faktin se fëmijët tanë po humbasin shumë…”, tha Milot Rizvani-prind.

“Të merren masa nga Ministria e Arsimit. Ka mjaft ndërtesa bosh ku mund të dërgohen fëmijët – “Majski Cvet”, ose shkolla Josip Broz. Ndërrimi i dytë atje është bosh. Duhet gjetur një mënyrë”, u shpreh Mair Miftari-prind.

Prindërit paralajmërojnë takim me drejtorinë e shkollës dhe me mbikëqyrësin e punimeve të ndërtimit. Kështu siç po shkojnë gjërat, mendojnë se fëmijët e tyre do të qëndrojnë para kompjuterëve gjatë gjithë gjysmë vjetorit të dytë.

“Si prind ajo që kam kërkuar dje si informacion është nëse edhe ministri ka dijeni për këto aktivitete, dhe nëse ka pëlqimin e tij, por ende nuk kam përgjigje”, theksoi Nikola Kukunesh-prindi.

Drejtori i shkollës “Vëllezërit Miladinov” ka sqaruar për Alsat se vendimi për të rinovuar tash e ka marrë Ministria e Arsimit. Punimet duhej të përfundonin për dy javë, por është hapur punë. Për situatën e pyetëm ministrin Jeton Shaqiri, por nuk kemi marrë përgjigje. Ndryshe, 667 nxënës nga klasa e gjashtë deri në të nëntën tani ndjekin mësimet online në “Vëllezërit Miladinov”, ndërsa nxënësit e klasave të ulëta shkojnë në shkollë. Në fshatin Vranishtë të 200 nxënësit janë në mësime online. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button