Tabelat informative në vendkalimin kufitar Bllacë tashmë janë edhe në gjuhën shqipe.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskyeministri i parë i qeverisë, Artan Grubi në rrjetin social Facebook.
Grubi shton se përdorimi dhe zbatimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare është obligim kushtetues.
Statusi i plotë:
Drejtoriа e Doganave të Maqedonisë së Veriut vendosi tabelat informative edhe në gjuhën shqipe në vendkalimin kufitar në Bllacë. Me këtë rast përgëzoj veprimin e përgjegjësisë së tyre të lartë institucionale për zbatimin e obligimit kushtetues dhe ligjor të përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.