Disa zona në Shqipëri janë duke u përballur me motin e keq e krahas kësaj disa vende tashmë janë të përmbytura.
Situatë e përkeqësuar është edhe në Bashkinë e Shkodrës. Niveli i lumit Drin shënon kuotën 6.40 dhe ka rritje me 25 cm në krahasim me një ditë më parë, ndërsa kuota maksimale është 7.50 m.
Në rrugën e Obotit, situate është me e keqe se para një dite e krahas kësaj tashmë 30 banesa janë në ujë.
Niveli i Liqenit shënon 8.60 m dhe ka rritje me 5 cm në krahasim me një ditë më parë, ndërsa kuota maksimale është 8.70 m, raporton Tch.
Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1400 Hektarë dhe ka rritje me 80 hektarë.
Njësia Administrative Ana e Malit është më e prekura me 1300 hektarë të përmbytur.
Ujësjellësi Oblika 1 është prej ditësh tashmë jashtë funksionit.
Njësia Administrative Dajç ka 100 Ha tokë bujqësore të përmbytur.