Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një 57-vjeçar nga Kopanica e Shkupit pasi tek i njëjti është gjetur një armë që ka lidhje me një krim të kryer nga një person tjetër në Strumicë.
Nga MPB thonë se pas arrestimit janë kryer kontrolle edhe në burgun e Idrizovës, ku janë gjetur fakte për tregti të paligjshme me armë.
“Është privuar nga liria I.B.(57) nga fshati Kopanicë, Shkup. Gjegjësisht, pas urdhëresës së pranuar paraprakisht për bastisje nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, zyrtarët policorë kanë bastisur shtëpinë e I.B., me ç’rast kanë gjetur një pistoletë tip “Staer” me dy karikatorë dhe 61 fishekë të kalibrit 9 mm. Nga hetimi i kryer, u konstatua se arma e kishte origjinën nga një vjedhje e kryer më 20 janar 2023 në shtëpinë e M.B. në Strumicë nga i afërmi i saj P.I.(25) nga Strumica, e cila më 23.01.2023 është privuar nga liria për shkak të vrasjes së saj dhe tashmë është në paraburgim prej 30 ditësh”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.