LajmeMaqedoni

Në Gazi Babë gjuha shqipe nuk respektohet edhe pse shqiptarët janë mbi 20%!

Regjistrimi i fundit i popullsisë zbuloi se në Komunën e Gazi Babës në Shkup jetojnë mbi 20% shqiptarë. Kjo edhe me ligjin diskriminues e ofendues për shqiptarët e obligon që gjuha shqipe të jetë zyrtare në komunë. Kryetari i Gazi Babës, Boban Stefkovski, që vjen nga radhët e VMRO-DPMNE-së, pati thënë qysh vitin e kaluar se po punohet rreth kësaj. Mirëpo, se çfarë punohet e si ende nuk dihet pasi në këtë komunë vazhdohet me të njëjtin avaz sikurse para regjistrimit të popullsisë që gjuha shqipe të mos jetë zyrtare. Se nuk respektohet gjuha shqipe në këtë komunë është lehtë e kuptueshme, në hyrje të komunës është tabela e vendosur vetëm në një gjuhë, atë maqedonase, pastaj një kërkim i thjesht në faqen e internetit vërehet se gjuha shqipe nuk është askund. Por, pse Inspektorati për Përdorim të Gjuhëve është i përgjumur, përkatësisht drejtori i këtij institucioni Fatmir Iseni, pse nuk i përdor mekanizmat që i ka në dispozicion për të gjobitur çdo institucion që nuk e respekton “ligjin për gjuhët”?. Megjithatë, shqiptarët në këtë komunë duhet të jenë të vendosur dhe të kërkojnë atë që ju takon në dispozita edhe me ligjet që vërtetë janë diskriminuese, shkruan Zhurnal.

Komuna e Gazi Babës nuk respekton ligjin për gjuhët, gjuha shqipe duhet të jetë zyrtare në këtë komunë-

Në ligjin për përdorimin e gjuhëve është e përcaktuar kjo çështje me precizitet, edhe pse në realitet konsiderohet si përmbajtje diskriminuese për shqiptarët duke u identifikuar gjuha shqipe vetëm me përqindje.

Pra në nenin 1 të këtij ligji thuhet: Në tërë territorin në Republikën e Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik. (2) Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve (gjuha shqipe), gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, në pajtim me këtë ligj.

Por, ky ligj është i panevojshëm për kryetarin e Komunës së Gazi Babës, pasi po i njëjti këtë ligj nuk e përfill, e shkel me dy këmbë dhe për këtë nuk ka asnjë reagim as nga institucionet që janë përgjegjëse dhe kanë mekanizmat ndëshkuese.

Komuna e Gazi Babës ende nuk zbaton dygjuhësinë edhe pse që pas regjistrimit të fundit të popullsisë të realizuar në shtator të vitit 2021 përqindja e shqiptarëve në territorin e të njëjtës tejkalon 20, përkatësish 20,32%. Kryetari i kësaj komune, Boban Stevkovski konsideron se dygjuhësia zbatohet, megjithatë se sa zbatohet e tregon vet fakti që tabela me emrin e komunës  edhe pas një viti nuk është ndryshuar dhe faqja e internetit e kësaj komune vazhdon të jetë vetëm në gjuhën maqedonase.

“Qasja ime periudhën e kaluar mendoj se ka treguar që konsideroj se nuk duhet të bëhen dallime mes qytetarëve  në asnjë lloj baze. Sepse siç e keni parë ne investojmë në të gjitha vendbanimet.”, ka thënë Boban Stevkosvski, kryetar i Komunë së Gazi Babës, për Alsat.

“Kemi formuar grup pune me Agjencinë për Zbatimin e Gjuhëve të cilët janë në komunikim të vazhdueshëm dhe caktojnë prioritete të caktuara në lidhje me procedurat që duhet të zbatojnë në vetëqeverisjen lokale”, ka thënë Stevkovksi.

Nga Inspektorati Shtetëror për zbatimin e gjuhëve thonë se deri tani në këtë komunë nuk është realizuar asnjë mbikëqyrje inspektuese, megjithatë në planin vjetor për 2023 planifikohet një gjë e tillë. Por, nuk dihet pse nuk ka pasur inspektim në këtë komunë, nga kush frikësohet institucioni me kompetenca të plota që të inspektojë e aq më pak të ndëshkojë. Derisa institucionet nuk respektojnë ligjet e për këtë nuk ndëshkohen vështirë që gjendja të ndryshojë në këtë vend.

Regjistrimi i popullsisë, në Gazi Babë jetojnë 20.46% shqiptarë-

Sipas regjistrimit ët fundit të popullsisë, atij të vitit 2022 u kuptua se në Gazi Babë jetojnë 20.46% shqiptarë, për dallim nga viti 2002 kur në këtë komunë kishte 17.2% shqiptarë. Kjo tregon që numri i shqiptarëve shkon në rritje e sipër në këtë komunë, prandaj kjo mund të jetë edhe një nga arsyet që për kryetarin e kësaj komune nga radhët e VMRO-së të jetë e papranueshme e papëlqyeshme të respektohet ligji që e obligon zbatimin e gjuhës shqipe.

“Shërbimet e Komunës së Gazi Babës kanë pasur një takim fillestar me përfaqësuesit e Agjencisë për Gjuhët, ku kanë udhëzime dhe detyrime të cilat kërkohen me ligj në lidhje me realizimin e rezultateve të regjistrimit dhe në vazhdim do të negociojmë për aktivitete në përputhje me këtë, me çka normalisht do t’i përmbahemi asaj që thotë ligji”, pati thënë Boban Stefkovski, kryetar i komunës së Gazi Babës.

Nga ana tjetër, këshilltari komunal nga radhët e BDI-së, Safet Ademi, pati thënë se ende nuk është përcaktuar afati kohor për zbatimin e ligjit, por sipas tij pritet që shumë gjuha shqipe të jetë në të gjitha aktivitetet e komunës.

Janë deklarata të dhëna në maj të vitit të kaluar, që tashmë një vit më vonë as njëri e as tjetri nuk i qëndrojnë mbrapa atyre që kanë thënë, sepse gjendja është e njëjtë në këtë komunë vazhdohet të mos respektohet gjuha shqipe.

Show More

Related Articles

Back to top button