Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani në fjalën e tij në kuadër të takimeve “Bashkë për Europë” të liderit të BDI-së Ali Ahmeti me qytetarë dhe bazën partiake deklaroi se tek zyrat shqiptarët dikur në zyrat e OSBE-së shkonin vetëm për të paraqitur dhunën që ushtrohej ndaj tyre, ndonjë padrejtësi policore apo diçka të ngjashme, ndërsa sot gjërat kanë ndryshuar, unë aty hyra si i pari i OSBE-së, si kryesuesi i OSBE-së.
“Shipkovicën e dua sepse këtu e kam takuar së pari herë Ali Ahmetin, natyrisht me një veshje më ndryshe se kjo e sontmja. Unë sapo jam kthyer nga Ukraina dhe atje në këto 11 muaj agresion ka shumë viktima, përfshirë gra e fëmijë. Atje thonin se nëse Ukraina do të anëtarësohej më herët në NATO ky konflikt nuk do të ndodhte dhe thonin se sa më fat jeni ju nga Maqedonia e Veriut jeni pjesë e NATO-s. Këtu mund të kuptohet pesha e rëndësisë së qënurit në NATO, falë politikës së Ali Ahmetit. Tek zyra e OSBE-së në Tetovë isha sot për vizitë dhe zhvillova një bisedim me ta. Shqiptarët dikur në zyrat e OSBE-së shkonin vetëm për të paraqitur dhunën që ushtrohej ndaj tyre, ndonjë padrejtësi policore apo diçka të ngjashme, ndërsa sot gjërat kanë ndryshuar, unë aty hyra si i pari i OSBE-së, si kryesuesi i OSBE-së”, tha Osmani në fjalën e tij.
Pra, shtoi ai, kanë ndryshuar dhe përparuar shqiptarët ndër vite? Shikoni ku kemi qenë dhe ku jemi sot, falë politikave të liderit Ali Ahmeti.
“Politikan i cili është referencë për vizion, sukses dhe politikbërie. Dikur kishim nevojë për përfaqësim institucional e sot e kemi, kishim nevojë për universitete dhe sot i kemi, ndaj duhet fokusuar tashmë në kualitet dhe standard më të mirë jetësor për secilin qytetar”, nënvizoi Osmani.(Indeks.mk)