LajmeMaqedoni

67 gjoba për autobusët që kryejnë transport publik të nxënësve

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në periudhën nga ora 12.00 deri në ora 16.00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka kryer kontroll të automjeteve që kryejnë transport publik të nxënësve me çrrastë janë konstatuar 67 kundërvajtje ndërsa një automjet është përjashtuar nga qarkullimi për shkak të skadimit të regjistrimit.

“17 automjete janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik. Kontrollet e qarkullimit për të rritur sigurinë e nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe në këtë mënyrë të gjithë së bashku të kontribuojmë në rritjen e sigurisë së fëmijëve dhe të gjithë neve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Show More

Related Articles

Back to top button