Sot kreu BDI-së, Ali Ahmeti do të realizojë takim me forumin e gruas të BDI-së tek restaurant “Arra” në Tetovë, kurse me fillim në ora 19:00 takon qytetarët tek restaurant “Lusna” në Tetovë.
“Ju njoftojmë se sot (e enjte, 26.01.2023) me fillim në ora 17:00, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti do të realizojë takim me forumin e gruas të BDI-së tek restaurant “Arra” në Tetovë, kurse me fillim në ora 19:00 takon qytetarët tek restaurant “Lusna” në Tetovë”, thuhet në njoftimin e BDI-së.
Ndërkaq, mbrëmjen e djeshme, Izet Mexhiti nga grupi i pakënaqur brenda partisë njoftoi se me fillim nga ora 18:30 në Teatrin Shqiptar në Shkup do të ketë do të ketë mbledhje të Forumit të Gruas në BDI.
“Shumë të nderuara nëna dhe motra, Siç e dini, veçmë janë duke u organizuar takime, në të cilat me qëllimin tonë më të mirë marrim pjesë për të shpalosur qëndrimet tona, që paraqet absolutisht një vlerë europjane, por ç’është edhe më me rëndësi, në këto takime dëgjojmë zërin tuaj, fjalën tuaj, hallin tuaj. Nesër, e enjte, 26 janar është dita e juaj. Ju ftoj që të mblidheni bashkë gratë, e të kuvendoni dhe të shprehni lirshëm qëndrimet tuaja aq të rëndësishme dhe të respektuara, siç dini ju më së miri! Ju jeni shtylla e shoqërisë andaj patjetër duhet të dëgjohet edhe zëri juaj! Mos të harrojmë, pa gra në vendimmarje, nuk ka Europë!”, ka shkruar Mexhiti. /KlanMacedonia/