KËSHILLI I QYTETIT TË SHKUPIT KUNDËR BLERJES SË AUTOBUSËVE TË RINJ EKOLOGJIK
Akuzat për ndryshimin e drejtorit dhe zvogëlimin e buxhetit të Qendrës Kulturore Rinore janë manipulime të rreme, thotë kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska.
Kryetarja e Shkupit Danela Arsovska gjatë pres konferencës së sotme theksoi se ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKR-së Vanço Bogoev gënjen se është nën presion politik dhe se i është kërkuar që të punësojë Arben Shaqirin duke shtuar se ai nuk është larguar nga pozita e tij, por i ka përfunduar kontrata. Ajo thotë se do ta padisë Bogoevin duke e akuzuar se përveç se ka gënjyer, ai ka punuar edhe ilegalisht dhe ka paguar mijëra euro.
“Bogoev është emëruar drejtor me propozim të VMRO-DPMNE-së. Në vitin e kaluar ai ka lidhur 250 kontrata pune pa kontratë ose përmes agjencisë për punësim të përkohshëm. Këtyre personave janë paguar mijëra euro, në mesin e tyre edhe anëtarë dhe zyrtarë të shquar të VMRO-DPMNE-së, ka edhe mbi 90 kontrata për punësimin e përkohshëm të banakierëve të cilët janë paguar nga 350 deri në 700 euro për një muaj. Më shumë se 100,000 euro janë tërhequr nga thesari kryesor i QKR-së edhe atë para të gatshme. Ku janë këto para ka dikush që duhet të përgjigjet sepse nuk ka dokumentacion të rregullt” – deklaroi Danella Arsovska.
Ndaj preskonferencës së Arsovskës reaguan nga Këshilli Programor i QKR-së duke thënë se ajo ka bërë akuza të rënda të pabaza, si dhe informacione të nxjerra krejtësisht jashtë kontekstit. Ata paralajmëruan konferencë për media gjatë ditës së nesërme.
Ndërkohë, Këshilli I Qytetit të Shkupit, nuk ka pranuar propozimin e Danela Arsovskës për blerjen e autobusëve të rinj ekologjik përmes huamarrjes afatgjatë kreditore në ndonjë bankë të vendit prej 620 milion denarë apo rreth 10 milion euro. Për propozimin votuan 15 këshilltarë, një ishte kundër, kurse 18 të “përmbajtur”. /KlanMacedonia/