LajmeMaqedoni

Veles, rreh dhe plagos me armë zjarri gruan

Herët në mëngjes në Veles, një vajzë (25) është rrahur nga bashkëshorti i saj ( jo ligjërisht) dhe është dërguar në spitalin e Velesit me një plagë arme në stomak, raportojnë mediat lokale. Këtë incident monstruoz e ka konfirmuar SPB Veles.

”Sot në ora 07:47 në SVR Veles nga Emergjenca Mjekësore Veles është raportuar se tek ta është sjellë një grua 25 vjeçare me lëndime trupore të shkaktuara nga bashkëshorti i saj ( jo ligjërisht). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit” – thonë nga SVR Veles.

Portali lokal Batali.net bën të ditur se vajza përveç plagës me armë zjarri ka pasur edhe lëndime të dukshme në fytyrë që duken si lëndime nga rrahja, se vajza është sjellë në gjendje të vetëdijshme por nuk ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve të mjekëve.

Ngjarja është konfirmuar nga zëdhënësja e spitalit të Velesit, Elena Klumova.

”Në ora 08:30 është pranuar një vajzë 25 vjeçare me plagë nga arma e zjarrit në pjesën e poshtme të barkut dhe është dërguar në Qendrën Urgjente të Klinikës në Shkup, tha ajo.

Show More

Related Articles

Back to top button