LajmeRajon

I hiqet fjala, Berisha futet live në Facebook: Nuk kaloni dot ju sot mbi këtë skandal…

Pas rrëzimit me votë të kërkesës së 16 deputetëve të opozitës për ndryshimin e rendit të ditës në Kuvend, kreu i PD-së Sali Berisha është futur live në Facebook.

Bashkë me deputetë të tjerë të opozitës Berisha ka bllokuar foltoren duke kërkuar që sot në seancë pleanare të zhvillohet mocion me debat me Edi Ramën për çështjen e McGonigal. Ai tha se qëndrimi i opozitës për këtë skandal sipas tij është i turpshëm.

Berisha: Nuk tërhiqemi sot sepse kemi detyrim për sigurinë kombëtare, kemi detyrim për transparencë të plotë të miqësisë të McGonigal dhe lidhjeve të tij me Agron Nezën dhe Dorian Duçkën. Rama përdori McGonigal për pushtetin e tij dhe për të rrëzuar opozitën. Përpjekjet tuaja për të shuar zërin e opozitës janë të dështuara, ne nuk largohemi.

Si ka mundësi një kryeministri i një vendi partner të korruptohet? Nuk kaloni dot ju sot mbi këtë skandal, shqiptarët presin të vërtetën nga ky parlament. Ju keni frikë nga e vërteta sepse jeni të zhytur.

Gazment Bardhi: Ka një kërkesë nga PD që Edi Rama është kapur në flagrancë duke korruptuar zyrtarë të huaj…

Sali Berisha: Silleni këtu, silleni këtu…

Gazment Bardhi: Të japë dorëheqjen!

Sali Berisha: Kryeministri më i korruptuar i botës dhe Evropës, si doni t’ia fshihni shqiptarëve këtë akt?!/tvklan.al

Show More

Related Articles

Back to top button