BotaLajme

Gjenden 57 të mitur të fshehur në një kamion në kufirin Meksikë-SHBA

Vazhdojnë flukset e njerëzve nga Amerika Latine që udhëtojnë në mënyrë të paligjshme drejt Shteteve të Bashkuara në kërkim të ëndrrës amerikane, sipas mediave të huaja.

Një tjetër rast kalimi i paligjshëm është regjistruar në Meksikë, kësaj here ishin përfshirë 57 të mitur të cilët u gjetën të fshehur në një kamion, në kushte shumë të vështira pranë kufirit me SHBA.

Instituti Kombëtar i Emigracionit tha se 43 djemtë dhe 14 vajzat u futën në rimorkio të kamionit, së bashku me 8 burra, një grua dhe vajzën e saj. Drejtuesi i mjetit është arrestuar ndërsa të miturit u dërguan në një institucion për kujdesin e fëmijëve.

Show More

Related Articles

Back to top button