Zyrtart e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (26-janar) rreth orës 13:30, në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, kanë privuar nga liria 47-vjeçarin Z.S. nga Çegrani i Gostivarit për shkak të dyshimit se gjatë këtij muaji ka kryer pesë vjedhje nëpër shtëpi në Gostivar.
“Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për sqarim dhe dokumentim të rastit, pas së cilës do të përpilohet raport përkatës”, thonë nga poilicia.