GostivarLajme

Vitin e kaluar janë shuar 305 kompani në Gostivar

Vitin e kaluar janë shuar 305 kompani në Gostivar. Bëhet fjalë për kompanit mikro dhe të vogla të cilat nuk kanë arritur t’i mbijetojnë krizës ekonomike dhe energjetike. Kompanitë e mbyllura, shumica kanë operuar në aktivitetin e tregtisë me shumicë dhe pakicë. Të dhënat dalin nga Rrjeti i Biznesit, një kompani që bën kërkime tregu, nga ku thonë se edhe ndikimet e jashtme të shkaktuara nga lufta në Ukrainë kanë një ndikim të madh në klimën e biznesit në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë, aktualisht në Gostivar ka 2414 kompani aktive, pjesa më e madhe e tyre janë kompani të vogla, 571 të themeluara nga një tregtarë i vetëm, 332 janë kompani me përgjegjësi të kufizuar të themeluara nga dy e më shumë persona fizik apo juridik dhe pjesa më e madhe 1503, janë kompani me përgjegjësi të kufizuar me një pronar, gjegjësisht të themeluara nga një person fizik apo juridik. Aktive janë edhe 5 shoqëri aksionare dhe tre filiale.

Pjesa dërmuese e këtyre kompanive merren me aktivitete të tregtisë me shumicë dhe pakicë, në industrinë përpunuese, në veprimtarinë e objekteve akomoduese dhe të shërbimit ushqimor, lojra fati dhe argëtuese, transport dhe në ndërtimtari.

Bizneset as këtë vit nuk presin përmirësim të veprimtarisë ekonomike. Kapërcimi i krizës energjetike, ulja dhe stabilizimi i inflacionit, si dhe mbajtja e fuqisë punëtore të kualifikuar në janë sfidat kryesore për biznesmenët këtë vit.

Show More

Related Articles

Back to top button