Anëtarët e Parlamentit Evropian votuan të mërkurën ndalimin e shitjen e makinave të reja me motor me djegie të brendshme brenda vitit 2035.
Ndërsa masa duhet ende të debatohet nga Këshilli dhe të miratohet në ligj, votimi parlamentar shihet si hapi më vendimtar në proces. Miratimi i plotë ka të ngjarë të nënkuptojë një rënie në shitjet për makinat hibride dhe një tranzicion të shpejtë drejt modeleve plotësisht elektrike.
Një fraksion parlamentar i qendrës së djathtë kishte shprehur kundërshtimin ndaj ndalimit 100% deri në vitin 2035. Disa ligjvënës kishin kërkuar në vend të kësaj një ndalim prej 90%, që do të thotë se një e dhjeta e të gjitha shitjeve të makinave të reja mund të jenë ende me motorë me djegie.
Komisioni fillimisht njoftoi një plan për të hequr gradualisht makinat me motor me djegie në gusht të vitit të kaluar. Për të lehtësuar kalimin te makinat elektrike, Komisioni tha se do t’u kërkonte 27 vendeve anëtare të BE-së të zgjerojnë kapacitetin e karikimit të automjeteve.
Pikat e karikimit do të instalohen çdo 60 kilometra në autostradat kryesore dhe norma minimale e taksave për benzinën dhe naftën do të rritet./A2CNN/