Në Maqedoninë e Veriut nga sot nis pagesa e pensioneve të janarit përmes rrjetit të ATM-ve dhe në rrjetin tregtar.
Klientët që nuk përdorin karta do t’i marrin pensionet, si më parë, në katër grupe, sipas masës së pensionit.
Pagesa e pensioneve deri në 11.000 denarë do të bëhet më 30 janar (e hënë).
Pensionet në shumë prej 11.001 denarë deri në 14.000 denarë më 31 janar (e martë),
pensionet në shumë prej 14.001 deri në 18.000 denarë më 1 shkurt (e mërkurë) dhe
pensionet mbi 18.001 denarë më 2 shkurt (e enjte).