LajmeRajon

Rasti i parë i lijës së majmunëve në Greqi

Në Greqi është konfirmuar rasti i parë i lijës së majmunëve dhe bëhet fjalë për një mashkull i cili së fundi ka udhëtuar në Portugali dhe ka simptoma klinike të përputhshme me këtë sëmundje.

Prej Organizatës Kombëtare për Shëndetin Publik të Greqisë (EODI) kumtoi sonte se burri është shtruar në një spital të Athinës dhe është në gjendje të qëndrueshme.

Ata sqarojnë se testi fillestar i kryer në laboratorin qendror të shëndetit publik të EODI-të për “non-variola orthopax”, përfshirë lijën e majmunëve, ka rezultuar pozitiv dhe mostrat janë dërguar në laboratorin e mikrobiologjisë në Universitetin “Aristotel” në Selanik për konfirmim të virusit.

Në kumtesën e EODI thuhet se deri më 7 qershor, janë regjistruar gjithsej 577 raste në 18 vende evropiane, si dhe 437 raste në 10 vende jashtë Evropës.

Show More

Related Articles

Back to top button