Republika e Maqedonisë së Veriut mund dhe duhet të jetë pjesë e Evropës së sotme, theksoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën vjetore “Viti i mundësive të reja”, që do të zgjasë dy ditë. Ai theksoi se ka zgjidhje për përmirësimin e standardit të qytetarëve nëse mbetemi të përkushtuar ndaj prioriteteve dhe kemi krijuar parakushte për këtë.
Kovaçevski, duke iu referuar të arriturave të vitit 2022, tha se Qeveria ka arritur t’i mbrojë qytetarët nga rritja enorme e çmimit të ushqimeve si pasojë e krizës energjetike dhe luftës në Ukrainë. Është rritur paga mesatare, por edhe pensionet të cilat do të rriten edhe këtë vit. Rritja e pensioneve, shtoi ai, është e garantuar me ligj.
Kryeministri Kovaçevski thekson se ka investime të reja, ka edhe investime në investime kapitale, janë bërë një sërë zgjidhjesh sistematike, ka edhe prodhim vendor të ushqimit dhe energjisë.
Në fjalën e tij ai informoi në detaje se çfarë është bërë në vitin 2022 dhe çfarë planifikohet në vitin 2023 në të gjithë sektorët, subvencionet dhe masat për të ndihmuar kompanitë dhe qytetarët.
“Planet e Qeverisë kanë për qëllim që të sigurojnë standard më të mirë dhe kushte më të mira jetese për të gjithë qytetarët edhe në kushtet e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike botërore”, theksoi ndër të tjera Kovaçevski.