Gjiganti gjerman Bayern Munich raportohet se ka arritur marrëveshje me yllin portugez të Manchester City-t, Joao Cancelo.
“FC Bayern është afër marrëveshjes për të nënshkruar me João Cancelo-n nga Manchester City në huazim” raporton The Athletic.
Marrëveshja thuhet se është në fazat përfundimtare mes dy klubeve.
Manchester City është i përgatitur të lërë Cancelo të largohet pasi lojtari tashmë e ka pranuar Bayernin. /IndeksOnline/