Gjithsej 10 javë pune të gjysmëvjetorit të parë janë ndërprerë për shkak të alarmeve të rrejshme për vendosjen e bombave, ndërkaq shumica e shkollave nuk i kanë kompensuar orët e humbura dhe nuk e kanë kaluar materialin. Këtë dje e kanë konstatuar delegatët e Asamblesë së Përgjithshme të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme. Siç thotë kryetari i Unionit, Luka Paviqeviq, përveç alarmeve të rrejshme dhe orët e humbura, ata kanë biseduar edhe për testimin e maturës shtetërore që duhet të bëhet në fund të vitit shkollor, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.
Konkluzioni i diskutimit ka qenë që unioni të hyjë në proces të gjerë konsultativ në lidhje me mësimin e lëshuar në gjysmëvjetorin e parë dhe testimin e maturës shtetërore, në të cilin primat do të marrin përfaqësuesit e Unionit të cilët janë maturantë.
“Në shumicën e shkollave, alarmi ka ardhur pas orës së dytë, kështu që janë humbur 4 nga gjithsej 6 orë në ditë. Nëse e kemi në mendje se përfaqësimi i lëndëve gjuhë maqedonase dhe letërsi është 4 orë në javë dhe se në disa shkolla ka ndodhur që të ketë paraqitje për bomba madje 3 ditë në javë, kjo do të thotë se 40 orët e parashikuar për gjuhë maqedonase dhe letërsi në këto 10 javë, në rastin më të keq ka shumë gjasë që të jenë humbur deri në 30 orë”, theksoi Paviqeviq.
Ai shtoi se, megjithatë ky është vlerësim i ashpër dhe se numri i orëve të humbura është i ndryshim nëpër shkolla të ndryshme, madje edhe për klasë, por vlerëson se e gjithë kjo e ilustron thellësinë e problemit.
“Delegatët informuan se për organizimin e orëve shtesë për kompensimin e materialit të lëshuar është lënë që shkollat të miratojnë vendim individual. Për fat të keq, sipas informatave tona, në shumicën e shkollave ky mësim fare nuk është realizuar. Megjithatë patjetër duhet të thuhet se ekzistojnë se ka shembuj të izoluar të profesorëve të përkushtuar të cilët me vullnetin e tyre kanë organizuar orë shtesë për kompensimin e mësimit”, thotë Paviqeviq.
Delegatët e kanë shqyrtuar edhe datën e mbajtjes së testimit të parë të maturës (27 maj), afatin për detyrën projektuese dhe zbatimin e testimeve interne.
Pasi të mbarojnë konsultimet që i paralajmëroi Unioni, Bordi Ekzekutiv do të thirr edhe një mbledhje për shqyrtimin e situatës dhe finalizimin e mundshëm të qëndrimeve dhe kërkesave të nxënësve të shkollave të mesme.
Ndryshe, nga 26 tetori i këtij viti në SPB Shkup disa herë është denoncuar se në email-adresat e disa shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Krahas shkollave të mesme dhe fillore, pastaj ka pasur edhe raportime anonime për bomba të vendosura edhe në institucione dhe qendra tregtare. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se të gjitha paraqitjet kanë qenë të rrejshme.