LajmeMaqedoni

Pacientët me fibrozë cistike ende në pritje të terapisë, autoritetet në lëvizje

Pacientët me fibrozë cistike në Maqedoni janë duke trajtuar pasojat e sëmundjes. Në rajon në Republikën e Serbisë dhe në Bosnjë e Hercegovinë pacientët me fibrozë cistike që prej gjashtë muajsh kanë një jetë të re. Në qershor shteti miratoi terapinë dhe në gusht, pacientët filluan ta përdorin atë. Mjekja, Olivera Luboja, lufton për shëndetin  dhe jetën e pacientëve me fibrozë cistike dhe është krenare që pacientëve të saj iu mundësua të kenë një jetë më cilësore dhe kanë pasur përkrahje nga Institucionet adekuate.

“Në ministrinë përkatëse arritëm të realizojmë qëllimin tonë. Konsideroj se edhe ju pa përkrahjen e Qeverisë dhe Ministrisë përkatëse nuk do të arrini të merrni terapi. Shpresoj që zëri im do të zgjojë vetëdijen tek kompetentët të shohin sa është e rëndësishme pjesëmarrja e tyre për të realizuar një qëllim të madh dhe të arrini të furnizoheni me ilaçin Trikafta.”, – theksoi mjekja, Olivera Luboja.

Pacientja me fibrozë cistike nga Serbia, u thotë të prekurve në RMV  të jenë këmbëngulës në betejën e tyre. Ajo potencon se edhe kur ka qenë e pa shpresë ka besuar tek njerëzit për një të nesërme më të mirë.

“Unë u jap përkrahje pacientëve me fibrozë cistike në RMV, i përkrahi parullat e djemve dhe  vajzave të guximshme, prindërve që lusin për ilaç për fëmijët e tyre. Pacientët në Maqedoni meritojnë të ardhme më të ndritur dhe jetë që e arrita edhe unë.”, – u shpreh pacientja me fibrozë cistike nga Serbia, Ana Kostadinoviq.

RMV mbetet një nga vendet e rralla që nuk ka siguruar terapi bashkëkohore për pacientët me fibrozë cistike. Para një jave Greqia e siguroi terapinë përmes Fondit Shëndetësor. 

Show More

Related Articles

Back to top button