GostivarLajme

Jepet premiera e shfaqes për fëmijë “Më pastro”

Më pastro thotë natyra, më pastro thotë ajri, më pastro thotë deti, liqeni, lumi. Kur do të vetëdijsohemi o njerëz? Ishin këto disa nga thëniet që u përsëritën disa herë në shfaqjen teatrale edukative realizuar nga grupi i nxënësve të aktrimit të cilët më në fund kishin vendosur të protestojnë për një mjedis më të pastër jetësor, jo vetëm për veten e tyre, por për të gjithë qeniet e gjalla në planetin Tokë. Të gjitha nxënësit pjesmarrës në shfaqe ishin të një mendimi se vetëm nëpërmjet protestave ata ia kishin arrit qëllimit të sensibilizojnë njerëzit për rëndësinë që ka ruajtja e ambientit jetësor. Në këtë rrugëtim ata morën mbështetjen edhe nga kampioni botëror në vallëzim Andi Ismaili, kampioni ballkanik në karate Isa Elmazi dhe këngëtarja e talentuar gostivarase fituese e shumë çmimeve kombëtare e ndërkombëtare Lina Demiri.

Shfaqja “Më pastro” ishte shfaqja e katërt që sjellin para publikut nxënësit e kursit të aktrimit që tanimë vite me rradhë e zhvillon artisteja Vjollca Baftiu Zulbeari. Ajo shprehet falenderuese ndaj grupit të fëmijëve që punojnë me shumë zell dhe njëkohësisht bëhen motiv edhe për shumë organizime të tjera edukative e kulturore.

Në shfaqen “Më pastro” që erdhi nën regji të aktores Vjollca Bafiu Zulbeari, luajtën Tara Abdullai, Sara Emruli, Rea Amiti, Mal Amiti, Agon Baka, Rubina Saliu, Rina Karpuzi, Ela Minahi, Sumeje Rexhepi, Era Rufati, Anida Jakupi, Merta Begzati, Dea Aliji dhe Blend Ismaili.

Show More

Related Articles

Back to top button