GostivarLajme

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari priti ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Matthew Lawson

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari mirëpriti sot në kabinetin e tij ambasadorin britanik në Shkup, Matthew Lawson.

“Ambasadorin Lawson e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar, si një ndër aleatët tanë më të rëndësishëm në kuadër të NATO-s, për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit. Me Ambasadorin Lawson u pajtuam se në këto kohëra të trazuara për kontinentin, stabiliteti i brendshëm politik është garancë për zhvillim ekonomik, rritje të investimeve të huaja dhe prosperitet për qytetarët e vendit”, theksoi kryetari Taravari.

Në takim u bashkëbisedua për potencialin ekonomik dhe kulturor të Gostivarit, si qytet model i bashkëjetesës, ndërsa kryetari dhe ambasadori u pajtuam për intensifikim të bashkëpunimit ndërmjet ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe komunës sonë në në fushat e përbshkëta të interesit.

Ndryshe, kjo ishte vizita e parë e ambasadorit Lawson në Gostivar.

Show More

Related Articles

Back to top button