GostivarLajme

Program fetar me ligjerues të njohur universitar nga Turqia

Muftinia e Gostivarit në bashkëpunim me Shoqatën Ndërkombëtare të Dijetarëve Muslimanë me seli në Turqi UMAD, organizoi program fetar me ligjërues të njohur universitar në Turqi dhe më gjërë. Me këtë rast qytetarët e Gostivarit patën mundësi të ndëgjojnë nga afër ligjeruesit e tyre të zemrës e që vazhdimisht i ndjekin në ekranet televizive. Delegacionin e lartë të UMAD të udhëhequr nga Prof. Dr. Abdulvehab Ekinxhi i shoqëruar nga Atasheu për Çështje Fetare pranë Ambsadës së R. së Turqisë në Shkup, Hfz. Mustafa ef. Mesten dhe ulematë e tjerë, në emër të tij dhe kryetarit të BFI – së hafiz Shaqir Fetahu e ka përshëndetur, Muftiu i Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli.

Në emër të Shoqatës Ndërkombëtare të Dijetarëve Muslimanë një fjalim rasti ka mbajtur kryetari i saj Prof. Dr. Abdulvehab Ekinxhi. Ai ka shprehur falënderime të sinqerta ndaj Muftiut dhe ekipit të tij, duke shprehur kënaqësinë e veçantë që janë në mesin e besimtarëve të Gostivarit.

Në akademinë fetare, e cila u mbajt në Pallatin e Kulturës në Gostivar, mysafirët kishin mundësi të ndjekin njër program të pasur fetar, ku nuk munguan as edhe interpretimet e Korit të Muftinisë së Gostivarit.

Show More

Related Articles

Back to top button