LajmeMaqedoni

Maqedonia e Veriut do të stërvisë pilotë për NATO-n

Skuadroni i Armatës së Maqedonisë së Veriut për stërvitje, i njohur si Qendra për Stërvitjen e Pilotëve, prej sot u është bashkëngjitur qendrave për stërvitjen e pilotëve në Çeki dhe në Itali si qendra zyrtare të NATO-s, pjesë të strukturës stërvitëse për aviacion të Aleancës në Evropë.

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, me përfshirjen e kësaj qendre në strukturën e NATO-s për stërvitjen e pilotëve në Evropë, u konfirmua fakti se ajo funksionon sipas standardeve më të larta të Aleancës në fushën e stërvitjes së pilotëve për helikopterë.

“Njëkohësisht me Qendrën për Stërvitjen e Pilotëve në Maqedoninë e Veriut, edhe dy kampuse stërvitore në Greqi dhe Hungari u bënë pjesë e strukturës së NATO-s”, thuhet në kumtesë.

Siç komunikohet, Maqedonia e Veriut është një prej 10 shteteve anëtare, e cila bashkë me Türkiyen, Belgjikën, Çekinë, Greqinë, Hungarinë, Italinë, Malin e Zi, Rumaninë dhe Spanjën e lançuan nismën për krijimin e një strukture stërvitore të NATO-s në Evropë, me çka u konfirmuar përkushtimi i Maqedonisë së Veriut për kontribut drejt përforcimit të mbrojtjes dhe sigurisë kolektive.

Qëllimi i strukturës së stërvitjes për aviacion të NATO-s është ngritja e një arkitekture të kompletuar për trajnimin e pilotëve në Evropë, e cila do të mundësojë stërvitjen gjithëpërfshirëse të pilotëve për avionë luftarakë, helikopterë dhe dronë, për nevojat e Aleancës Veriatlantike.

Show More

Related Articles

Back to top button