LajmeMaqedoni

Petkov: Bullgaria ka tre kushte për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov sot takoi eurokomisarin Oliver Varhelyi me të cilin biseduar për veton kundër Maqedonisë së Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Që nga mëngjesi dhe në ditët e fundit kam dëgjuar lloj-lloj pretendimesh të rreme se qeveria bullgare kishte dy politika të jashtme. Dua t’u bëj të qartë qytetarëve bullgarë dhe komisionerit Varhelyi se Bullgaria ka tre kërkesa të qarta për përparimin e Maqedonisë së Veriut.

Respektimi i qëndrimit kornizë, të cilin e miratoi Parlamenti bullgar, përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së, në mënyrë që të mbrohen të drejtat e tyre dhe së treti, të zbatohet marrëveshja e fqinjësisë”, tha Petkov, njofton “BGNES”.

Këto kanë qenë diskutimet tona më parë, thekson Petkov, ndërsa tani dhe ne po punojmë për të parë nëse është e mundur që BE të jetë garantuese e këtyre tre kushteve.

Eurokimsari Varhelyi tha se ende nuk ka zgjidhje, çka është fustruese për ne, sepse nuk mund të vazhdojmë me procesin e anëtarësimit”, tha Varhelyi.

“Ende presim mbështetjen e Bullgarisë dhe për këtë po punojmë në të gjithë këto bisedime që kam udhëhequr në Sofje, ashtu edhe në Shkup, që përfundimisht të sqarohen dhe të forcohet perspektiva evropiane për RMV-në.

Do të doja të shikoja që të arrihet marrëveshje në qershor, për këtë në mëngjes takohem me kryemnistrin dhe ministrin e jashtëm, do të takohem edhe me Presidentin”, tha Varhelyi.

Show More

Related Articles

Back to top button