LajmeMaqedoni

Megjashi: 42 për qind e fëmijëve vlerësojnë se në Shkollën ku mësojnë ka dhunë

Mbi 91 për qind e fëmijëve ndjehen më të sigurt në shtëpi, ndërsa më pak të sigurt në internet. Në një anketë të realizuar nga Megjashi në Shkup, mbi 42 për qind e fëmijëve vlerësojnë se në Shkollën ku mësojnë ka dhunë, por vetëm një e katërta kanë deklaruar se kanë paraqitur dhunë.

“Pesëmbëdhjetë për qind e fëmijëve nuk duan të përgjigjen ndaj pyetjes nëse ndonjëherë kanë paraqitur dhunë. Ky është një fakt I mjaftueshëm për plagën mentale që e len frika e dhunës dhe mungesa e sigurisë tek fëmijët…Aty ku ka diskriminim, më së shpeshti paraqitet dhuna si armë kundër diskriminimit dhe rezultat I revoltit tek të rinjtë”, tha Leona Zmajsek, nxënëse.

Mbi 30 për qind e fëmijëve të anketuar janë ndjerë të paktën 1 apo dy herë të poshtëruar , ndërsa mbi 22 për qind kanë theksuar se kjo gjë u ka ndodhur më shumë herë.

“Edhe pse një kohë të gjatë jetojmë në një shoqëri multikulturore Akoma ekzistojnë shumë paragjykime dhe stereotipe nga ana e të rinjve për shkak të karakteristikave të ndryshme, pa dallim gjinisë, suksesit në shkollë, përkatësia etnike, madje edhe mënyra e veshjes, gjendja sociale dhe të ngjashme ”, u shpreh Jana Nikolovska, nxënëse.

Drejtori I Ambasadës së parë për fëmijë në botë, Megjashi, I bën thirrje Qytetit të Shkupit dhe këshilltarëve që ky dokument t’u shërbejë si detyrë pune, ta marrin këtë plan aksionar dhe ta zbatojnë.

“Poashtu u bëj thirrje bashkësisë së donatorëve, dhe të gjitha ambasadave të mos zgjidhin vetëm çështje politike në shtet, por të fokusohen tek fëmijët dhe ata të jenë aktorë aktivë në shoqëri dhe të mbështesin aktivitete që I inspirojnë të rinjtë të jenë kreatorë të ndryshimeve”, deklaroi Dragi Zmijanac, Drejtor i Megjashit.

Këto janë të dhënat e analizës për zbatimin e të drejtave të fëmijëve në Qytetin e Shkupit, të realizuar nga ambasada e parë e fëmijëve në botë Megjashi, që përfshinë 113 fëmijë të moshës 10 deri në 17 vjet. Projekti u zbatua në periudhën maj- nëntor 2022. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button