LajmeMaqedoni

Mungesa e librave për nxënësit, Shaqiri: Vijon shpërndarja e teksteve, mungojnë vetëm dy

Gjysmëvjetori i dytë për nxënësit e shkollave fillore nisi sërish me mungesa të librave të caktuara dhe libra që janë tërhequr për shkak të gabimeve të konstatuara. I pyetur se kur nxënësit do të pajisen me libra numri një i dikasterot të arsimit, Jeton Shaqiri, potencon se këtë javë po vijon shpërndarja e teksteve shkollore me përjashtim të teksteve për të cilat janë konstatuar gabime e që presim miratim nga Këshilli Nacional dhe Drejtoria Pedagogjike.

Sipas tij, po pritet raporti i Qeverisë për këshillin nacional, ndërsa MASh sipas ligjit aktual nuk është e kyçur në këtë procedura, andaj dhe nuk mund të mbajë përgjegjësi. Në ligjin e ri do të ketë procedura sanksionuese, ndërsa ndodhin gjëra të tilla, sqaron Shaqiri.

“Në të gjithë historinë e shpërndarjes kemi vetëm shoqërinë e klasës së parë të pa shpërndarë dhe gjuhën maqedonase për klasën e pestë. Të gjitha tekstet tjera në gjuhën maqedone, shqipe, turke po shpërndahen kësaj jave. Ka pasur mbi njëzet vërejtje nga recensentët, mbi njëzet vërejtje nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe këto vërejtje që un nuk i dëshiroj dhe po pranoj kritika për këto vërejtje nuk janë dhënë as nga recensentët e sa nga Byroja për zhvillimin e Arsimit. Për këtë arsye në procedurat e tjera ligjore te ligji i ri do të ketë edhe procedura sanksionuese nëse ndodhin gjëra të tilla.”, – deklaroi ministri i arsimit, Jeton Shaqiri.

Show More

Related Articles

Back to top button