Nënkryetarja e Bashkimit Demokratik për Integrim, njëherë edhe deputete nga kjo parti, Arbana Pasholli ka njoftuar se Komiteti për marrëdhënie ndërmjet bashkësive ka realizuar mbledhjen e trembëdhjetë me ç ‘rast u shqyrtua Raporti për punë i KMNB për vitin 2022.
Ajo ka shkruar se me përkushtimin vazhdojnë punën për të avancuar punën e Komitetit gjithmonë me synimin që çdo anëtar të ndjehet i respektuar, i vlerësuar dhe i barabartë.
“Vazhdojmë me përkushtimin për të avancuar punën e Komitetit gjithmonë me synimin që çdo anëtar të ndjehet i respektuar, i vlerësuar dhe i barabartë. Shfrytëzoj rastin të falenderoj për angazhimin dhe kontributin ish anëtarin e KMNB, z. Zećir Ramčilović , dhe bashkë me anëtarët e tjerë të Komitetit i urojmë shumë suksese në detyrën e re si Ambasador i Maqedonisë në Mal të Zi”, ka shkruar Pasholli.