LajmeMaqedoni

EMV-JA blen gaz për muajin shkurt më të shtrenjtë se në bursa

Çmimi i gazit në bursë është më i ulët sesa ai që shteti bleu për muajin shkurt. Kreu i EMV-së Kovaçevski pranon se aktualisht çmimi i gazit në bursë është më i ulët se ai i Ballkan Utilities, kompania bullgare nga e cila termocentralet shtetërore, vendosën të marrin gaz natyror. Aktualisht çmimi i shkëmbimit të gazit është rreth 60€/MWh dhe ka trend në rënie, kurse marrëveshja e kompanisë bullgar është 98€/MWh.

Por Vasko Kovaçevski siguron se bursat janë të paparashikueshme dhe kur çmimi i gazit të rritet, qytetarët do të mbrohen. Ai pohon se në periudhën e ardhshme do të bëhet një analizë për prokurimin e energjisë, e cila duhet të japë një pasqyrë të qartë nëse shteti ka paguar më shumë apo më pak.

“Askush nuk mund të parashikoj në kushte të krizës energjetike dhe të konflikti ushtarak në Kontinentin tonë nëse çmimi do të jetë i qëndrueshme. Për momentin pajtohem që çmimi në bursa është më i ulët dhe ka tendencë të rënies, por të mos harrojmë se në bursa ndodhin brenda natës lëvizje enorme të çmimeve të gazit natyror edhe dhe këtu jemi të mbrojtur si kompani shtetërore”, deklaroi Vasko Kovaçevski, Drejtor i EMV-së.

Kujtojmë që për ngrohtoret e Shkupit, EMV bleu gaz për një periudhë dy javore në fillim të sezonit të ngrohjes, duke u arsyetuar se një opsion i tillë është më i mirë për shkak të ndryshimeve në bursa. Shoqëria aksionare EMV do t’i dorëzojë Qeverisë, Ministrisë së ekonomisë dhe Komisionit rregullator të energjetikës një raport për të gjitha blerjet e energjisë nga fillimi i krizës e deri në janar. Ndërkaq, kreu i KRRE-së Marko Bislimovski tha se çmimi i faturave të ngrohjes qendrore për qytetarët nuk do të rishikohen para muajit korrik. Sipas tij, edhe pse çmimi i gazit bie në bursë, pa subvencionin e shtetit faturat e shkupjanëve do të shtrenjtohen.

“Do të sjellim vendim si zakonisht në korrik, duke pasur parasysh që ende vazhdojnë subvencionimet e shtetit. Po të mos kishte subvencione nga Qeveria, çmimi i energjisë termike do të rritej. Duhet ti kemi furnizimet që bëhen nga dy pjesëmarrësit në treg si furnitorë aktiv, do ta analizojmë tregun dhe kur ta sjellim çmimin në muajin e 7-të, shpenzimi që ishte për gazin natyror do ta kemi parasysh në treg”, tha Marko Bislimovski, Kryetar i KRRE-së.

Llogaritjet e çmimeve përfundimtare tregojnë se me zgjedhjen e kompanisë bullgare me çmime fikse, shteti në janar do të paguajë 1 milion euro më shumë për gazin dhe në shkurt më shumë se këtë muaj. Autoritete thanë se Ballkan Utilities furnizohet me gaz nga Turqia, Afrika e Veriut dhe fare pak nga Rusia. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button