Përndryshe parku nacional Mavrova ka një territor prej 73.088 hektar dhe është parku më i madh nacional në Maqedoninë e Veriut. Ai si pasuri nacionale është shpallur në vitit 1949 dhe si i tillë shtrihet në malet Korabi, Deshati, Bistra dhe disa male të tjerë. Parku ka një florë dhe faunë shumë të pasur
Pjesa perëndimore e Maqedonisë së Veriut në territorin e Parkut Nacional të Mavrovës ka një florë dhe faunë shumë të pasur. Kjo mundëson që për vizitën të parkut të ketë një interes të madh jo vetëm tek turistit të vendit por edhe ata të jashtëm. Nga viti në vit rritet interesi për të vizituar parkun veçmas të turistëve dhe ekspertëve të jashtëm për të gjithë territorin e parkut, por enkas për territorin e pyjeve të Ahut të cilit nga viti 2019 janë edhe nën mbrojtjen e organizatës të UNESKO-s, theksojnë në udhëheqësinë e Parkut Nacional të Mavrovës. Pikërisht këta pyje janë atraktive për turistët por edhe për ekspertët në fushën e mbrojtjes të pasurive natyrore.
Drejtori I parkut nacional “Mavrova”, Samir Ajdini thotë se parku ka një pasuri të madhe të llojeve si të florës ashtu edhe të faunës. Sipas burimit të njëjtë tanimë pritet që shumë shpejt druri i vjetër i ahut në këtë park nacional të ketë edhe mbrojtjen në sferën e florës botërore. Kjo ka një domethënie shumë të madhe dhe flet qartë për pasurinë e këtij parku nacional. Sipas tij, aktivitete të organizatës së bashku me institucionet e vendit kanë vendosur që përveç Ohrit si qytet i cili ka mbrojtjen e Uneskos, që edhe pyjet e Ahut në parkun nacional të Mavrovës të jetë në listën e faunës të mbrojtur. “Kjo është një arritje shumë e madhe që ndikon pozitivisht edhe në mbrojtjen të përgjithshme të florës dhe faunës të pasur të këtij parku”, thotë drejtori Ajdini. Ai shton se Pyjet e drurit të Ahut janë në afërsi të Lumit të Thellë, dha janë prezent në një hapësirë prej 450 hektarësh. Sipas ekspertëve mendohet se këta pyje me drurin e Ahut kanë një lashtësi prej afro 400 viteve. Duke marrë parasysh domethënien e këtij pylli, realizohen shumë projekte për mbrojtjen e tij, por në këtë drejtim rritet edhe interesimi nga ana e turistëve. Poashtu drejtoria e parkut ka ndërmarr aktivitete maksimale për të mbrojtur pasurinë e parkut nga hajnat e druve. Shërbimi me sukses mbron pasuritë e parkut dhe nuk kemi probleme në këtë drejtim”, shton drejtori Ajdini.
Përndryshe parku nacional Mavrova ka një territor prej 73.088 hektar dhe është parku më i madh nacional në Maqedoninë e Veriut. Ai si pasuri nacionale është shpallur në vitit 1949 dhe si i tillë shtrihet në malet Korabi, Deshati, Bistra dhe disa male të tjerë. Parku ka një florë dhe faunë shumë të pasur. Të dhënat zyrtare thonë se sa i takon florës ka mbi 1 mijë lloje të faunës, nga të cilët 38 janë lloj të druve. Sa i takon faunës në parkun nacional të Mavrovës ekzistojnë mbi 140 lloje të shpendëve, 39 lloje të kafshëve të egra etj. Në drejtim të mbrojtjes të faunës është edhe mbrojtja e rrëqebulli ballkanik, arusha tradicionale si dhe disa lloje të kaprolleve. (koha.mk)