LajmeMaqedoni

Urimi i ministrit Shaqiri me rastin e përfundimit të vitit shkollor

Sot përfundon viti shkollor 2021-2022. Edhe ky vit sikurse viti i kaluar, ishte plot sfida, mirëpo përvoja e së skaluarës na mësoi se si të qëndrojmë të bashkuar dhe si t`i tejkalojmë  më lehtë situatat që nuk mund të na befasojnë më.

Të gjithë ne, institucionet e sistemit, kuadri mësimor, nxënësit, prindërit dhe kujdestarët ishim në lartësinë e detyrave tona.

Ia dolëm të fitojmë përballjen më të vështirë, me pandeminë, të cilën këtë herë nuk e lejuam të ngadalësonte procesin arsimor dhe zhvillimin e duhur të gjeneratave. Përkundrazi, edhe në rrethana të jashtëzakonshme,ne vazhduam reformimin e sistemit arsimor me ritme të përshpejtuara dhe për këtë gjë i jam sinqerisht mirënjohës mësimdhënësve për motivimin, por edhe dëshirës së nxënësve për një të nesërme më të mirë.

Vazhduam me investime në infrastrukturën arsimore, në ndërtimin dhe pajisjen e shkollave dhe sallave të reja sportive dhe në rikonstruksionin e objekteve ekzistuese. Vazhdojmë edhe me përgatitjen e programeve të reja mësimore dhe teksteve të reja shkollore. Me mësimdhënësit u dakorduam që nga shtatori të marrin paga më të larta për 15 % , ndërsa  përgatitëm dhe ofruam një sërë zgjidhjesh të reja ligjore me të cilat mësimdhënësit dhe nxënësit do të fitojnë të drejta dhe beneficione të reja për të cilat vendosin deputetët në Kuvend. Përshpejtuam procesin e digjitalizimit ku do të vazhdojë të jetë një nga prioritetet tona kryesore. U mobilizuam dhe arritëm të organizojmë provimin e maturës shtetërore. Filluam testimin e parë shtetëror, qëllimi i të cilit është që përmes rezultateve të të mësuarit t`i shohim dobësitë e sistemit arsimor të cilëve do t`iu përkushtohemi në të ardhmen. Morëm pjesë në testimin ndërkombëtar PISA për të parë vallë dhe në ç`farë mase ekziston boshllëk në njohuritë e nxënësve tanë dhe bashkëmoshatarëve të tyre nga vendet e tjera, ndërsa implementuam  një testim  provues TIMSS.

I përgëzoj  për njohuritë dhe arritjet e fituara të gjithë nxënësit dhe familjet e  tyre! I falënderoj për përkushtimin maksimal dhe punën e mirë të gjithë mësimdhënësit shërbimet profesionale si dhe punonjësit e tjerë në shkollat ​​fillore dhe të mesme!

Nxënësve të cilët do të regjistrohen në shkollë të mesme ose  fakultet ju dëshiroj  sukses aty ku  dëshirojnë të regjistrohen, ndërsa të tjerëve pushim të këndshëm si dhe të përgatiten për një kapitull të ri të jetës.Ne, udhëheqësia dhe punonjësit e MASH-it, në institucionet dhe organet e tjera arsimore do të vazhdojmë të punojmë. Ritmin që e kemi imponuar, nuk do të lejojmë të ngadalësohet. Patjetër duhet të përgatitemi mirë për vitin e ardhshëm shkollor.

Nga shtatori vazhdojme sëbashku. Vetëm forcat e bashkuara japin rezultate më të dukshme!

Shëndet dhe gjitha të mirat! Thuhet në urimin e Ministrit për Arsim Shkencë dhe Kulturë.

Show More

Related Articles

Back to top button