LajmeMaqedoniSport

Karateistët e Maqedonisë udhëtojnë për në Larnaca të Qipros, Rudina Aliu pjesë e ekipit

Ekipi i reprezentacionit të Maqedonisë në karate sonte vonë do të udhëtojë drejt Larnacës së Qipros, ku nga 3-5 shkurt do të zhvillohet kampionai europian për kadetë U16, junior U18 dhe U21, shkruan Open-TV.

Në mesin e 36 karateistëve të Maqedonisë së Veriut do të jetë edhe Rudina Aliu nga KK Kushtrimi nga Hasanbegu.

Ajo do të garojë në kategorinë U21, -55kg.

“Rudina është mirë e përgatitur dhe nëse do të ketë fat në short, atëherë presim rezultat të mirë, edhe pse konkurrenca do të jetë mjafë e fortë. Mendoj se pas suksesit në Samobor të Kroacisë, besoj se mund të shënojë sukses të ri. Unë do të udhëtojë të premten për në Larnaca në mbështetje të Rudinës”, deklaroi trajneri Irfan Aliu.

Në këtë kampionat europian do të marrin pjesë 1136 karateistë nga 41 shtete./Open-TV/

Show More

Related Articles

Back to top button