Numërimi mbrapsht për Juventusin ka nisur tashmë. Torinezët kanë kohë 30 ditë për të apeluar dënimin e Gjykatës italiane me uljen e 15 pikëve nga renditja e Seria A pas shkeljeve të pretenduara në lidhje me fshehjen financiare në sezonet e fundit. Juventusi nuk do të futet në brendësi të çështjes, por do të kufizohet në vlerësimin e dy gjërave.
Në shkallë të parë nëse ankesa është e pranueshme, atëherë do të sqarohet nëse gjykimi është zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe pa formalitete. Nëse ai identifikon gabime do t’ia referojë çështjen Gjykatës së Apelit të Federatës Italiane të Futbollit për diskutim.
Nëse kërkesat e klubit nuk pranohen, Juve do të mund ta aplikojë në Gjykatën Administrative Rajonale të Lazios dhe, në shkallë të dytë, në Këshillin e Shtetit. Por tashmë ka afate të qarta: Prokurori Federal po punon në dy linja të tjera hetimi, mbi manovrat e pagave të Juventusit në epokën e Covid-it dhe për “partneritetet e errëta në marrëdhëniet me klubet e tjera”.
Rreziku është që vendimet të mbërrijnë në Maj në fazën e fundit finale të kampionatit. Ngjarjet gjyqësore janë të rëndësishme edhe në arenën ndërkombëtare. UEFA pret që drejtësia italiane të përfundojë vendimin e saj përpara se të marr verdiktin final.
Shkalla e fundit për bardhezinjtë është apelimi në Kolegjin Garantues, Coni, shkalla e tretë dhe e fundit e drejtësisë sportive. Presidenti i Federatës italiane, Gabriele Gravina nuk është shfaqur i kënaqur me këtë zhvillim, duke pranuar se pret deri në fund verdiktin e Gjykatës për të thënë fjalën e tij.