Temperaturat e larta kanë bërë që Spanja të përfshihet nga flakët e zjarrit. Një zjarr i madh përfshiu një shpat mali, duke detyruar evakuimin e 2,000 banorëve në qytetin Benahavis. Të paktën 3 zjarrfikës kanë mbetur të lënduar.
Zjarri, i cili filloi në malin Pujerra, shkaktoi një re të madhe tymi që mund të shihej nga kilometra larg.
Uniformat blu ndihmuan në evakuimin e banorëve nga qyteti spanjoll. Shërbimet e urgjencës ngritën tenda në qytetin me 7,000 banorë, por shumica e të tyre gjetën strehim te të afërmit ose në hotele.
Erërat me shpejtësi po bëjnë që zjarri të përparojë akoma me shume duke penguar përpjekjet e zjarrfikësve. Në luftë me flakët janë angazhuar rreth 200 forca.
Një tjetër zjarr shkatërroi të njëjtin varg malor në Shtator, duke shkrumbuar të paktën 7,780 hektarë pyje dhe shkurre brenda disa ditësh./Klan News/