Kreu i ASH Arben Taravari mbrëmë në Alsat i pyetur nëse e ka pacient Ahmetin dhe nëse e di që është sëmurë, ka deklaruar se mes vete kritikohen në politikë por nuk e ka pacient
Zoti Taravari, tani që uleni bashkë me kryetarin e BDI-së Ali Ahmetin, si është gjendja e tij shëndetësore?
Në politikë…herë pas here edhe e kritikojmë njëri tjetrin, edhe themi ndonjë fjalë që mund të jetë ofenduese. Unë nuk shoh këtu ndonjë fjalë ofenduese për zotin Ahmeti. Kam thënë se duket nga larg nuk është mirë me shëndet. Unë zotin Ahmeti nuk e kam pacientë, duhet të flasin mjekët, nëse kontrollohet dhe ka problem shëndetësore. Nëse nuk ka, nuk kam çfarë të them.