LajmeMaqedoni

Mickoski: As pushteti nuk beson se deri në zgjedhjet e rregullta mund të bëhen çudira

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski i pyetur për hyrjen e Aleancës në Qeveri, tha se askush nuk beson, por as vet pushteti se në muajt e mbetur deri në zgjedhjet e rregullta mund të bëhen çudira. Sipas tij qëllimi i vetëm i është përfitimi nga tenderët dhe vjedhja e qytetarëve.

“Dhe për këtë arsye unë koalicionin e ri më shumë e shoh si estradë politike, në të cilën këta politikanë që hyjnë në këtë koalicion qeverisës kanë vetëm një qëllim të vetëm, të kënaqin disa persona rreth vetes, të marrin edhe disa tenderë që të mund ta vjedhin qytetarët. Nuk kanë kapacitet për reforma, sepse një gjë të tillë nuk e kamë parë në këto 5 vite e gjysmë që kur LSDM është Qeveri. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë domosdoshmëri, që qytetarët të mund të zgjedhin politikanë të cilët do ta udhëheqin Qeverinë, e cila do të bëjë reforma dhe do ta çojë Maqedoninë përpara, përkatësisht do të ndërtojnë dhe jo të vjedhin siç e sillet qeveria e tanishme e BDI-së e mbështetur nga LSDM, e cila po zgjerohet”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button