LajmeMaqedoni

Tupançevski dhe Shaqiri nuk janë të informuar nëse do të mbeten në postet që drejtojnë

Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançevski dhe ai i Arsimit, Jeton Shaqiri thonë se nuk janë të informuar nëse do të mbeten në postet që drejtojnë, apo pozitat e tyre do të ndryshojnë me hyrjen eventuale të ASH-së në Qeveri. Sipas Tupançevskit ndërrimi i shpejtë i ministrave nuk zgjidh problemet, ndërsa shtoi se prej mediave është informuar se dikasteri i tij mund të nxjerrët siç thotë në pazar.

“Në pjesën më të madhe të mediave është përfolur se Ministria e Drejtësisë do të jetë njëra nga ministritë që do të vendoset në “Pazar3″, thënë figurativisht, që do të jetë në bursë sa i përket lëvizjeve të caktuara, rreth disa zëvendësimeve të pozitave ministrore. Absolutisht, unë si ministër, por edhe Ministria e Drejtësisë, nuk jemi të ngarkuar me zhvillimet e këtilla. Unë thash, deri në ditën e fundit, deri sa do të jemi në Ministrinë e Drejtësisë, do ta japim maksimumin”, tha Nikolla Tupançevski, ministër i Drejtësisë.

“Mendoj se unë nuk jam pjesë e ekipit që zhvillon bisedimet. Ju si media me kohë do të informoheni për çdo informatë, pa dallim”, u shpreh Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button