LajmeMaqedoni

ASH në Qeveri / Gashi: Alternativa parti bashkëpunuese, jemi për kompromis

Hyrja e ASH – së në qeveri nuk është çështje e Alternativës. Nëse ata vendosin ti bashkangjiten shumicës dhe nëse ne do jemi aty ,do gjejmë kanale komunikimi dhe do bashkëpunojmë, sepse Alternativa është parti bashkëpunuese. Këtë ka deklaruar kreu i Alternativës Afrim Gashi pas takimit me strukturat e partisë, respektivisht degën e Gostivarit. Megjithatë fjalën e fundit Gashi preferon ta ketë pas takimeve të kryeministrit Kovaçevski me kreun e ASH – së Arben Taravari.

Alternativa për momentin nuk ka linja të kuqe për partnerët e koalicionit. Mjafton të respektohet marrëveshja për bashkëqeverisje, thotë Gashi. Është i gatshëm për kompromis edhe nëse në diskutim vihet në mënyrë hipotetike çështja e udhëheqjes me ministrinë e shëndetësisë. Për Gashin e rëndësishme është që marrëveshjet ndërpartiake të respektohen.

Gashi nuk deshi të komentoj pralajmërimet për llogaridhënie të deputetit Skender Rexhepi Zejdi pasi e cilësoi atë si deputet i pavarur dhe tha se është e drejtë e tij të veproj sipas vendimeve të veta.

Show More

Related Articles

Back to top button