LajmeMaqedoni

RMV: Sot nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D

Sot në Qeveri, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi dhe Paolo Orisni, drejtor i Kompanisë “IRD Engineering”, e përzgjedhur si firmë këshilluese për mbikëqyrjen e transaksioneve,sot nënshkruan Marrëveshjen për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10-D, njofton indeks.mk.

Siç njoftohet nga Qeveria, të pranishëm në aktin e nënshkrimit janë kryetari i Qeverisë Republikës së Maqedonise së Veriut, Dimitar Kovaçevki dhe nënkryetari i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, si dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski,zëvendësministri Bekim Rexhepi, të cilët pritet që të mbajnë fjalime rasti.

Realizimi i këtyre dy projekteve, është ndër qëllimet më ambicioze të Qeverisë së Maqedonisë./indeks.mk

Show More

Related Articles

Back to top button