LajmeMaqedoni

Grkovska-Escobar: Maqedonia e Veriut është në rrugën e duhur për të arritur qëllimet e saj dhe konsiderohet shembull në rajon

Zv. kryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska, ka zhvilluar një takim me Gabriel Escobar, zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së dhe Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, ku është biseduar për rolin e rëndësishëm në rajon që Republika e Maqedonisë së Veriut luan, në sytë e Shteteve të Bashkuara është një partner i mirë, por edhe një aleat, që nënkupton një nivel edhe më të lartë partneriteti dhe miqësie.

Zv. kryeministrja Grkovska theksoi se partneriteti strategjik me SHBA-në për Maqedoninë e Veriut është i një rëndësie thelbësore dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që SHBA-të na japin, veçanërisht në fushën e përballjes me korrupsionin, si një nga prioritetet më të rëndësishme në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe ekonomikisht të fortë.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Escobar theksoi se përveç hapave që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndërmerr pa u lodhur për të arritur qëllimet strategjike të vendit, si anëtare e NATO-s, është plotësisht i përfshirë në mbështetjen e Ukrainës nga çdo aspekt, si me donacione ashtu edhe me kujdesin për refugjatët që janë viktima të agresionit rus./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button