LajmeMaqedoni

Zv. ministri Rexhepi takon kandidatin për drejtor gjeneral të Eurokontroll

 Sot zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve z. Bekim Rexhepi pati takim me kandidati për Drejtor Gjeneral te Eurokontoll z. Jan Klas.

Me z. Jan Klas biseduam për gjendjen e komunikacionit ajror në Еuropë si dhe për mundësit dhe mënyrat e zhvillimit të komunikacionit ajror edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, theksoi zëvendësi Rexhepi.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e përfaqëson vendin si anëtare e barabartë në komisionin e Përhershëm në Eurokontroll. Komisioni ka për detyrë miratimin e buxhetit vjetor të Eurokontrollit, regullat financiare, përcaktimin e politikave te Eurokontrollit dhe gjithashtu përzgjedhjen e drejtorit general.

Republika e Maqedonisë së Veriut si anëtare e barabartë e Eurokontrollit është e angazhuar maksimalisht për sigurinë e komunikacionit ајror të aviokompanive dhe qytetarëve.

Show More

Related Articles

Back to top button