LajmeRajon

Gjykata e Apelit në Hagë: Gucati e Haradinaj përdorën kërcënime të rënda ndaj dëshmitarëve

Paneli i gjykatësve të Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë ka konstatuar se ish-krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj kanë përdorur “kërcënime të rënda” ndaj dëshmitarëve të mundshëm të Speciales.

Në seancën e sotme ku pritet të shqiptohet aktgjykimi i Apelit të Speciales ndaj Gucatit dhe Haradinajt, kryetarja e trupit gjykues tha se se diku “të akuzuarit nuk kanë arritur të provojnë gabim në konstatimet e trupit gjykues”. Por, konstaton akuzat rreth frikësimit të dëshmitarëve.

“Është e qartë se trupi gjykues konstaton se të akuzuarit kishin përdorur kërcënime të rënda për ta nxitur dikë që të përmbahet nga dhënia e deklaratës”, tha kryetarja e trupit gjykues.

Në shkallën e parë ata u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim, ku do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim, dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin. Ndërkaq, u liruan nga përgjegjësia penale për hakmarrje.

Show More

Related Articles

Back to top button