LajmeRajon

A din t’i përdor armët Komandantja Supreme e FSK-së?

Presidentja Vjosa Osmani sot ka vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovë. Ajo u prit në takim nga nga Komandanti Bashkim Jashari.

Gjatë konferencës për media Osmani e cila njëherësh është Komandante Supreme e FSK-së, u pyet se a din të përdorë armët. Ajo tha se për ta bërë këtë kemi ushtrinë tonë.

“Siç e dini Komandantja Supreme apo presidentja e vendit në këtë rast ka kompetenca të qarta kushtetuese sa i përket përcaktimit të politikave të mbrojtjes së politikave të Republikës së Kosovës. Kapaciteti për të determinuar politikat mbrojtëse të një vendi asnjëherë nuk është përcaktuar dhe nuk do të përcaktohen në histori të shteteve nga aftësia për të përdorur armën… Për të përdorur armët e kemi ushtrinë tonë”, tha Osmani.

Osmani gjatë vizitës në FSK tha se Kosova e ka vendin në NATO./21Media/

Show More

Related Articles

Back to top button