LajmeRajon

Naftëtarët me dy kërkesa për Qeverinë, nëse nuk miratohen mbyllin e pompat/DOKUMENT

Pas paralajmërimit të Qeverisë së Kosovës për rregullimin e çmimeve të derivateve në vend, Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i ka dërguar letër Qeverisë së Kosovës, me anë të së cilën kërkojnë miratimin e dy kërkesave.

Të vazhdohet me ekonominë e tregut të lirë njëjtë si 22 vitet paraprake dhe në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, është kërkesa e parë e naftëtarëve.
Por, nëse kjo nuk merret parasysh, ata kërkojnë që marzha të caktohet si më poshtë, kjo duke u bazuar në nivelet e çmimeve aktuale:

Naftëtarët kanë paralajmëruar se do ndërmarrin masa nëse këto kërkesa nuk merren parasysh.

“Nëse kërkesat tona nuk merren parasysh, jemi të detyruar që të ndërmarrin masa të tjera për të mbrojtur ekzistencën e kompanive tona nga falimentimi përfshirë të mëposhtmet: apelim i vendimit të datës 1 mars 2022, për kompensimin e humbjeve të shkaktuara nga ky vendim, apelim i vendimit të ri, nëse merret duke shpërfillur kërkesat tona të mësipërme dhe mbylljen e pikave të derivateve në tërë territorin e Kosovës”, thuhet në letrën e naftëtarëve.

Show More

Related Articles

Back to top button