Është mbyllur me 1- 0 të favor të “bardhezinjve”, çerek-finalja e fundit e Kupës së Italisë e zhvilluar në “Allainz Stadium”, mes Juventusit dhe Lazios.
Pjesa e parë kaloi pa sulmet e shpeshta të Juventusit, ku edhe pse ishin goxha të furishme, nuk po mundnin të depërtonin në portën e mysafirëve nga Roma.
Do të duhej të vinte minuta e 44’-të, ku pas një krosimi të bukur të Filip Kostiçit, në zonën e rrezikut Bremer kërceu më lart duke shënuar kështu golin e vetëm të sfidës. Me këtë fitore minimale ndaj Lazios, Juventus arriti të kualifikohej për në gjysmë-finalen e Kupës së Italisë, ku do të përballet me Interin, në muajin prill.