Një burrë nga Ohio u qëllua për vdekje nga policia derisa ishte duke e pastruar apartamentin e gjyshes së tij.
Joe Frasure u qëllua të hënën dhe vdiq të martën.
Gjuajtja është vrasja më e fundit kontroverse e policisë në SHBA, raportoi The Guardian.
Policia ka thënë oficerët dyshuan se Frasure ishte hajdut. Familja e të riut ka thënë se ai thjesht po pastronte apartamentin pas vdekjes së gjyshes së tij.
Policia ka thënë se të premten do të publikohet videoja e rastit.
Sipas policisë, njësitë morën një telefonatë nga fqinji se dikush ishte futur në apartamentin që duhej të ishte bosh. Më pas, kur oficerët arritën gjetën Frasuren dhe babanë e tij prapa ndërtesës.
Policia shtoi se Frasure nuk ndoqi urdhrat, duke ikur nga oficerët dhe duke tentuar të largohej nga vendi. Ai u qëllua të paktën një herë në kokë.
© KOHA.