LajmeRajon

Protesta e opozitës më 11 shkurt, Berisha takime intensive me drejtues të degëve të PD

Pasi njoftoi 11 shkurtin si datën e protestës kombëtare që do të mbahet në Tiranë, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka nisur nga puna për organizimin e çdo detaji.

Gazetari Osman Stafa, ka bërë të ditur për “BalkabWeb” detaje lidhur me protestën që do të mbahet më 11 shkurt, ndërsa mësohet se lideri demokrat ka zhvilluar takime intensive me drejtues të qarqeve dhe përfaqësues të degëve të PD, ku ka kërkuar mobilizimin e tyre. Po ashtu mësohet se sot Berisha do të mbajë një takim me degët e partisë në Tiranë, teksa ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë.

Kujtojmë se në deklaratat e tij Berisha ka pohuar se ky tubim do të jetë edhe fundi i regjimit të Ramës.

Show More

Related Articles

Back to top button