Nga Izmiri ku mori pjesë në stërvitjen ushtarake “EFES 2022”, Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan ka paralajmëruar Greqinë që të mos armatosë ishujt e saj, në të kundërt do të përballet me pasoja.
Erdogan tha se është serioz në paralajmërimet që bën ndaj shtetit grek.
“Edhe njëherë i bëjmë thirrje Greqisë që të ndalojë armatosjen e ishujve që janë nën statusin civil dhe të veprojë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare. Nuk po bëj shaka, e kam seriozisht”, tha Erdogan.
Presidenti turk i kujtoi gjithashtu Greqisë që të mos bëjë gabimet historike.
“E paralajmërojmë Greqinë si një shekull më parë që të qëndrojë larg ëndrrave dhe veprimeve që do ta bëjnë të pendohet. Turqia nuk do të heqë dorë nga e drejta e saj në Egje dhe nuk do të hezitojë të ndërmarrë veprime që janë të njohura nga marrëveshjet ndërkombëtare për armatosjen e ishujve”./tvklan.al/